Rusia është tërhequr nga akti themelues NATO-Rusi me pushtimin e saj në Ukrainë, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas kushteve të aktit themelues, të nënshkruar në Paris në maj të vitit 1997, ishte marrëveshja “për të ndërtuar së bashku një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në zonën euro-atlantike”, shkruan BBC-ja.
Të mërkurën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se marrëveshja e vitit 1997 nuk kufizon aftësinë e NATO-s për të rritur praninë e saj në Evropën Lindore.
Aleanca ushtarake është zotuar të mbrojë territorin e të gjithë anëtarëve të saj, derisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e katërt. /koha