ANKARA (AA) – NATO nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për të përditshmen gjermane Bild të shtunën vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm vijnë para takimit të Këshillit NATO-Rusi.
“Ky është sinjal për takimin e Këshillit NATO-Rusi të hënën: NATO nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim, ajo nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë”, tha Stoltenberg në intervistë.