Stoltenberg mbështet aktivitetet e Polonisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të BE-së sot në Bruksel shprehu mbështetjen për aktivitetet e Polonisë në kufirin polako-bjellorus dhe gjithashtu shqetësimin për veprimet e Rusisë, sipas një burimi të BE-së.

Sipas BE-së, situata në kufirin polako-bjellorus ishte tema kryesore gjatë bisedimeve. Të gjitha vendet anëtare të BE-së shprehën mbështetjen e tyre për Poloninë dhe shtetet baltike.

Gjithashtu, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se, Aleanca po monitoronte nga afër situatën në kufi dhe ishte në dijeni të rolit të Rusisë në këtë krizë.

Përpara takimit me ministrat e mbrojtjes të BE-së, Stoltenberg tha se,”ne shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe aleatët e tjerë të prekur nga kriza e migrantëve”. /atsh