Një kamion ka hyrë dhunshem në një dyqan në Stokholmin qendror, duke vrarë të paktën dy persona, njofton policia suedeze.
Raportet e mëparshme të medias njoftuan se tre persona ishin vrarë, ndersa policia tha se një numër i madh njerëzve u plagosën gjithashtu.
Kryeministri suedez Stefan Lofven tha se vendi ështe sulmuar, dhe vuri në dukje se ky ishte një akt terrorizmi.
Incidenti ndodhi në Drottninggatan, një nga rrugët kryesore këmbësore të qytetit.
Të shtëna u degjuan në një pjesë tjetër të qytetit, thotë korrespondenti i BBC Frank Gardner, duke cituar burime të sigurisë. Nuk dihet ende nëse dy incidentet janë të lidhura. /MESAZHI/
Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stokholm, dy viktima nga goditja me kamion, dyshohet për sulm terrorist