Shkatërrimi është bërë pjesë e jetës së përditshme në Gaza, por 28-vjeçarja Nour al Namla nuk lejon që lufta t’i shkatërrojë ëndrrat.
Pavarësisht se butikët e saj janë shkatërruar tri herë nga bombardimet, ajo vazhdon të punojë me përkushtim, duke qepur rroba të ngrohta për foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Me burime shumë të kufizuara, stilistja nga Gaza i jep formë shpresës me çdo qepje që bën.