Ballina Arritje Stilistja Lejla Feta me koleksion të veçantë për gratë me shami (Foto...

Stilistja Lejla Feta me koleksion të veçantë për gratë me shami (Foto Video)

Veshja është një prej mjeteve kryesore me të cilën komunikojmë me të tjerët. Nga disa mbivlerësohet, e nga të tjerë mbiverësohet, por një gjë është e saktë. Gjerat që vishen me vetëbesim janë ato që na bëjnë të dukemi më së miri.

Është pikërisht vetëbesimi ai element që e ka ngritur punën e dizajneres Lejla Feta, e cila ka kohë që sjellë koleksione të posacme për gratë me shami. Ajo ka punuar mjaft për të arritur deri në këtë pikë ku klientët e saj i besojnë asaj dukjen. Duke qenë se ka qenë e rrethuar nga një teg që nuk ka favorizuar veshjen modeste, apo kreacionet që janë “miqësore” me gratë muslimane, Lejla ka përvishur mëngët për të sjellë diçka që u munguar shumë grave muslimane.

Duke nisur nga veshjet e përditshme, për universitet dhe punë, e deri te momentet më të posaçme të jetës, Lejla Feta mbulon me copat më të përzgjedhura gratë që e përqafojnë veshjen islame.

Me më shumë se 10 vite përvojë pune në fushën e dizajnit dhe qepjes, Lejla e di se cfarë duan klientet e tyre qysh në kontaktet e para.

Për ta kuptuar më shumë se cfarë ofron kjo dizajnere, ju ftojmë ta ndiqni kronikën e përgatitur dhe fotografitë e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=5b52HkJqhC4&feature=youtu.be

 

 

Exit mobile version