Ballina Lajmet Kosovë Stërvitje e përbashkët e ushtrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Stërvitje e përbashkët e ushtrisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura janë sforcuar fizikisht dhe psikologjikisht.

“Stërvitje aspak e lehtë në kursin ‘Komando’”, Peleshi: Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura Shqiptare treguan karakter të lartë
Lexo po ashtu
“Stërvitje aspak e lehtë në kursin ‘Komando’”, Peleshi: Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura Shqiptare treguan karakter të lartë
“…në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës”, ka shkruar ai në Facebook.

Maqedonci mes tjerash ka thënë se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje, ushtarakët kanë treguar karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!”, ka shtuar ai, teksa ka publikuar edhe disa fotografi nga stërvitjet.

Exit mobile version