Stërvitja e parë e Valon Berishës te Reims

Valon Berisha i është bashkuar Reimsit në stërvitje.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës këtë verë u largua nga Lazio, për t’iu bashkuar Reimsit në Ligue 1.

Pas disa ditësh pushim, Berisha sot (e martë) iu është bashkuar shokëve të skuadrës në stërvitje, shkruan lajmi.net.

Te Reims, Berisha do të ketë për bashkëlojtar Arbër Zenelin, një tjetër futbollist i njohur i Kombëtares së Kosovës.

Disa fotografi nga stërvitja e parë e Berishës te Reims, i gjeni në pjesën e mëposhtme.