Sterling nuk dëshiron të largohet nga Chelsea

Sulmuesi anglez, Raheem Sterling, do të refuzojë interesimin nga Arabia Saudite këtë verë, pasi dëshiron të fitojë trofe me skuadrën e Chelseat në edicionin e ardhshëm.

Ai beson se Chelsea do të jetë konkurrent i fortë në edicionin e ardhshëm. Për 29-vjeçarin kanë shprehur interesim shumë skuadra elitare saudite. Por Sterling nuk është i interesuar të largohet nga Anglia, përkatësisht nga Chelsea.

Me Chelsean reprezentuesi i Anglisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Chelseat iu bashkua dy vjet më parë nga Manchester City. Ai karrierë ka bërë edhe te Liverpooli.

Për Chelsean ka shënuar tetë gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Ka po ashtu edhe dhjetë asistime.

Sterling ka shënuar 20 gola në 82 ndeshje për Anglinë.