Steam lançon një plan për familjet ku disa anëtarë mund të luajnë në të njëjtën kohë

Ideja është që disa persona brenda një grupi mund të luajnë lojëra nga libraritë e përbashkëta në të njëjtën kohë. Dhe nëse keni disa kopje të një loje, atëherë disa persona mund ta luajnë atë titull në të njëjtën kohë.

Pas një testimi beta në fillim të vitit, Steam Families tashmë është live ku anëtarët e familjes mund të lidhen së bashku në portalin gaming.

Deri në pesë anëtare mund të ftohen në një grup të cilët do të kenë qasje në një librari të përbashkët. Secili person mund të krijojë dhe të ruajë të dhënat e tij si dhe të grumbullojë arritjes për lojërat në librarinë e familjes.

Ideja është që disa persona brenda një grupi mund të luajnë lojëra nga libraritë e përbashkëta në të njëjtën kohë. Dhe nëse keni disa kopje të një loje, atëherë disa persona mund ta luajnë atë titull në të njëjtën kohë.

Megjithatë zhvilluesit e lojërave janë ata që kanë në dorë nëse duan të mbështetin ose jo funksionalitetin. Steam publikoi një listë titujsh që e mbështetin aktualisht.

Steam Families gjithashtu ofron opsionin për të rriturit të monitorojnë dhe kufizojnë atë çfarë fëmijët që janë pjesë e grupit mund të bëjnë. Madje mund të kufizojnë edhe kohën e luajtjes, të aprovojnë shtesa tek limitet apo të rikuperojnë llogaritë e fëmijëve nëse ka humbur fjalëkalimi.

Së fundi të rriturit mund të kufizojnë qasjen e fëmijëve në Steam Store, Communities dhe Chat.