Kompania la të kuptohej se më shumë opsion për kontrollorët do të vinin në të ardhmen. “Ky është vetëm hapi i parë për të ndihmuar lojtarët me kontrollorë,” shkruante kompania.
Steam Store së shpejti do tu tregojë përdoruesve nëse një lojë ofron mbështetje për kontrollorët DualSense ose DualShock të Sony.
Valve postoi një përditësim zhvilluesit këtë javë duke thënë se funksionaliteti do të ishte live në Steam Store dhe desktop duke filluar nga Tetori.
Kompania la të kuptohej se më shumë opsion për kontrollorët do të vinin në të ardhmen. “Ky është vetëm hapi i parë për të ndihmuar lojtarët me kontrollorë,” shkruante kompania.
Zhvilluesit tashmë do të shohin një pyetësor në Steamworks, mjetet e krijimit të lojërave të Valve për dyqanin dixhital. Anketa ju jep mundësi zhvilluesve të specifikojnë nëse loja e tyre ofron mbështetje të plotë apo të pjesshme për kontrollorët Xbox, DualShock dhe DualSense.
Valve ja atribuon vendimin numrit në rritje të lojtarëve me kontrollorë PlayStation. Kompania tha se përdorimi i tyre është rritur nga 11 përqind e sesioneve në 2018-ën në 27 përqind sot.
Kompania shton se që prej 2017-ës, mbi 87 milionë përdorues të Steam kanë përdorur të paktën një herë një kontrollor.