A e keni menduar sa duhet punuar, e rrjedhimisht fituar në një shtet më të zhvilluar se Kosova për të arritur të bëheni gjysmëmilioner?
Ja që sipas llogaritjeve të Bloomberg, kompanisë së specializuar për financa, i bie që një cift i cili fiton 500.000 dollarë të ardhura vjetore, kursen shumë pak nga këto të ardhura.
Si shembull i kësaj llogaritjeje është marrë një cift i posedon shtëpi për të cilën paguan kredi, paguan taksat, paguan fatura universiteti, posedon dy makina si dhe shkon tre herë në vit në pushime.
Llogaritjet janë si në vijim:
Të ardhurat neto: 500.000 dollare
Parate e afatizuara: 36.000
Taksat (perfshire tatimi ne prone) 205.600
Pagesa e kredise 60.000
Pagesat e kolegjit 32.000
Tre pushime në vit 18.000
Pagesa për vetura (BMX X5, Toyota Land Cruiser) 9.600
Bamirësi 18.000
Të ndryshme 10.000
Shpenzime të tjera 103,500
Ja cfare mbetet 7.300
/Mesazhi/