Ballina Video Dokumentar Statistikat e tetorit: Kosova importoi mallra në vlerë mbi 580 milionë euro,...

Statistikat e tetorit: Kosova importoi mallra në vlerë mbi 580 milionë euro, eksportoi mbi 87 milionë

580.4 milionë euro është vlera e mallrave të importuara, e 87.3 milionë euro e atyrë te eksportuara, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Por, çka bleu e shiti Kosova më së shumti?

Sipas raportit të ASK-së, produktet kryesore që Kosova u ka shitur shteteve tjera janë metalet bazë dhe artikujt e tyre, plastika, gomë dhe artikuj prej tyre, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani dhe produktet minerale.

Këto të fundit hyjnë edhe tek lista e artikujve që vendi ka blerë më së shumti nga vendet tjera.

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (14.1%) produktet minerale, (13.2%) mjetet e transportit, (12.0%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (11.0%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (9.5%) metalet bazë dhe artikujt prej”, theksohet në raport.

Partnerët kryesorë të vendit për eksportin e mallrave në Bashkimin Evropian janë Gjermania, Italia e Holanda, derisa për import janë Gjermania, Greqia dhe Italia.

Ndërkohë, tek vendet e CEFTA’s partner për eksport janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, derisa edhe vendet me pjesëmarrje më të lartë për import, janë tri të parat që renditen edhe tek eksporti.

Find Top Affordable Logistics and Transportation Solutions 2024
Logistics And Transportation- Search Ads
by Taboola
“Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 19,2 milion euro, ose (22.0%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (10.6%) dhe SHBA (3.2%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 250,4 milion euro, ose (43.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.7%) dhe Kina (12.0%)”, thuhet në raport.

Në këtë raport vërehet dallim shumë i madh në vlerë mes importit dhe eksportit.

“Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87,3 milion euro, ndërsa importi 580,3 milion euro, është një rritje prej (8.6%) për eksport si dhe një rritje prej (10.1%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raport.

Eksporti mbulon importin me 15,0%.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 10.4% në muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 493,0 milion euro krahasuar me deficitin 446,5 milion euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin (15.0%)”, thuhet në raport.

Exit mobile version