Statistika kuranore

1 – Për sa vite i është shpallur Kurani Profetit Muhamed (a.s)?

Për 23 vite.

2 – Për sa vite i është shpallur Kurani Profetit Muhamed (a.s) kur ishte në Mekë?

Për 13 vite.

3 – Për sa vite i është shpallur Kurani Profetit Muhamed (a.s) kur ishte në Medine?

Për 10 vite.

4 – Sa emra ka Kurani?

Kurani ka rreth 55 emra.

5 – Sa sure ka Kurani?

Kurani ka 114 sure.

6 – Sa xhuze ka Kurani?

Kurani ka 30 xhuze.

7 – Si quhet xhuzi i fundit i Kuranit?

Ai quhet xhuzi “Am”.

8 – Si quhet xhuzi i parafundit i Kuranit?

Ai quhet xhuzi “Tebarek”.

9 – Si quhet xhuzi i njëzet e tetë i Kuranit?

Ai quhet xhuzi “Kad semi”.

10 – Sa hizbe ka Kurani?

Kurani ka 60 hizbe.

11 – Sa ajete ka Kurani?

Kurani ka 6236 ajete.

12 – Sa fjalë ka Kurani?

Kurani ka 77439 fjalë.

13 – Sa shkronja ka Kurani?

Kurani ka 321250 shkronja.

14 – Cila është surja e parë e Kuranit dhe sa ajete ka ajo?

Ajo është surja “Fatiha” dhe ka 7 ajete.

15 – Cila është surja e fundit e Kuranit dhe sa ajete ka ajo?

Ajo është surja “Nas”dhe ka 6 ajete.

16 – Cila është surja më e gjatë e Kuranit dhe sa ajete ka ajo?

Ajo është surja “Bekare” dhe ka 286 ajete.

17 – Sa është numri i sureve më të gjata të Kuranit dhe cilat janë ato?

Ato janë 7 sure dhe janë: “Bekare”, “Ali Imran”, “Nisa”, “Maide”, “En’am”, “A’araf” dhe “Teube”.

18 – Cila është surja më e shkurtër e Kuranit dhe sa ajete ka?

Ajo është surja “Keuther” dhe ka 3 ajete.

19 – Sa është numri i sureve të cilat fillojnë me “Elhamdulilah” dhe cilat janë ato sure?

Ato janë 5 sure dhe ato janë suret: “Fatiha”, “En’am”, “Kehf” “Sebe” dhe sure “Fatir”.

20 – Sa është numri i sureve që kanë emra profetësh dhe cilat janë ato?

Ato janë 6 sure dhe ato janë suret: “Junus”, “Hud”, “Jusuf”, “Ibrahim”, “Muhamed” dhe “Nuh”.

21 – Cila është ajo sure që konsiderohet një e treta e Kuranit?

Ajo është surja “Ikhlas” ose siç njihet me emrin “Kul huellahu Ehad”.

22 – Cilat janë ajetet e para që i janë shpallur Profetit Muhamed (a.s)?

Pesë ajetet e para të sures “Alak”.

23 – Cila është ajo sure në Kuran që fillon pa “Bismilahir rahmanir Rahim”?

Ajo është surja “Teube”.

24 – Cili është ajeti më madhështor në Kuran?

Ai është ajeti Kursij.

25 – Cili është ajeti më i gjatë i Kuranit?

Ai është ajeti i borxhit.

26 – Sa herë është përmendur në suren “Rrahman” ajeti “E cilën mirësi të Zotit ju e mohoni?!”?

31 herë.

27 – Sa është numri i ajeteve të sexhdes në Kuran?

15 ajete.

28 – Cila është fjala më e gjatë e Kuranit?

Fjala më e gjatë në Kuran është “Feeskajnakumuhu”.

29 – Cila është fjala më e shkurtër në Kuran?

Fjala më e shkurtër është “Taha”.

30 – Sa herë është përmendur emri i Profetit Muhamed (a.s) në Kuran?

4 herë.