Starship do të dërgojë robotin Optimus të Tesla në Mars në 2029

Musk ju tha investitorëve përmes një video konference në Prill të vitit të kaluar se pret që Optimus të mund të kryejë veprime në fabrikat e saj në fund të 2024.

Themeluesi i SpaceX Elon Musk tha ditën e Premte se Starship pritet të niset për planetin Mars në fund të vitit të ardhshëm dhe do të transportojë robotin humanoid Optimus të Tesla.

Musk sugjeronte në një postim në X se zbritja e njerëzve në Mars mund të fillojë në 2029 edhe pse 2031 duket një afat më i mundshëm nëse testimet e para shkojnë mirë.

Musk ju tha investitorëve përmes një video konference në Prill të vitit të kaluar se pret që Optimus të mund të kryejë veprime në fabrikat e saj në fund të 2024.

Në Nëntor, Reuters duke cituar burime të afërta me Musk thoshte se kyy i fundit ëndërronte transportimin e njerëzve në Mars dhe se nën administratën Trump mund të bëhej një prioritet më i madh kombëtare.

Ndryshime të mëdha në programin Hënor të NASA dhe mbështetja e SpaceX priten nga administrata Trump.

Starship është shumë i rëndësishëm për biznesin e satelitëve të SpaceX, një sektor ku kompania dominon me raketat e saj të ripërdorshme Falcon 9, si dhe për aspiratat e Musk për kolonizimin e Marsit.