Standard Chartered parashikon se vlera e tregut të kriptomonedhave do të arrijë në 10 trilionë dollarë deri në fund të 2026

Aktualisht Bitcoin tregtohet me 82,077 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko ndërsa Ethereum me 3,164 dollarë.

Standard Chartered tha ditën e Premte se industria kripto mund të rritet me katër herë në një vlerë tregu prej 10 trilionë dollarë deri në fund të 2026.

“Presim që për dy vitet e ardhshme rritje të konsiderueshme të çmimeve të aseteve dixhitale,” tha banka Britanike. Banka gjithashtu thotë se Bitcoin nga fundi i vitit të ardhshëm do të arrijë vlerën 200,000 dollarë ndërsa Ethereum do të kapërcejë 10,000 dollarë.

Aktualisht Bitcoin tregtohet me 82,077 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko ndërsa Ethereum me 3,164 dollarë.

Shumica e këtij entuziasmi vjen pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet Amerikane duke nisur një sentimet tejet pozitiv për kriptomonedhash. Standard Chartered bën gjithashtu një parashikim të fortë duke thënë se dominimi i Bitcoin do të bjerë në 40 përqind në fund të 2026 nga 60 përqind që është aktualisht.

Prej sektorëve që do të shkëlqen me kriptomonedhat e tjera alternative, ose siç njihen ndryshe altcoins, janë apo të infrastrukturave dixhitale të decentralizuara (DEPIN), gaming dhe produkte sociale.