Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Stamboll: Së paku 38 të vdekur e 166 të plagosur

Stamboll: Së paku 38 të vdekur e 166 të plagosur

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në afërsi të stadiumit të Beshiktashit, Vodafone Arena, në Stamboll është shprehur se të gjitha shenjat tregojnë organizatën terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse do të nisemi nga automjeti i përdorur të gjitha treguesit drejtohen nga PKK. Kur të jetë çdo gjë e qartë do të ndahen me opinionin publik. Mbi të gjitha duket një skenarë i punuar mirë. Normalisht që kjo gjë do të bëhet e ditur për publikun pasi të mbarojnë hetimet”.

“Sulm terrorist i planifikuar”

Duke vënë në dukje se shënjestra e këtij sulmi ishte policia e shtetit, Kurtulmuş në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Duket që është një sulm i menduar mirë. Pasi kanë dalë tifozët e Beshiktash-it janë nxjerrë edhe tifozët e Bursaspor-it dhe më pas forcat e sigurisë në një rutinë të zakonshme kanë nisur të mblidhen në vendet e pritjes. Shkurtimisht sulmi është bërë drejtpërdrejt ndaj forcave të policisë”.

“Në sulm është përdorur të paktën 300-400 kilogramë lëndë shpërthyese”

Kurtulmuş duke theksuar se në sulm është përdorur të paktën 300-400 kilogramë lëndë shpërthyese në vijim të fjalës së tij ka thënë: “Në vendin ku ka shpërthyer autobomba është hapur një gropë dhe autobomba nuk është. Është copëtuar e gjitha, dhe është hapur një gropë e madhe”.

“Fuqitë që përdorin organizatat terroriste si mashë, duhet të heqin dorë”

“Ka një gjë shumë të qartë. Çdo njëri nga këto, çdo organizatë terroriste ka një pronar. Ashtu sikurse përdoren masha në luftën e vendeve të Lindjes së Mesme, ashtu edhe ky sulm është bërë nga një organizatë terroriste e përdorur si mashë. Me shumë mundësi është PKK, por kush e përdori atë mashë, përse e përdori dhe si e përdori? Ajo që është e rëndësishme kjo është. I bëj thirrje edhe njëherë nga këtu të gjithë botës. Të mblidhemi të gjithë së bashku kundër terrorizmit dhe ata të cilët përdorin organizatat terroriste si masha ti lënë së përdoruri”.

Exit mobile version