Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Stamboll mbrëmë përfundoi Festivali prestigjoz i Filmit të Bosforit (Bosphorus Film Festival), raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmja Gala u mbajt në sallën e koncerteve “Cemal Rasit Rey” ndërsa çmimin kryesor për filmin më të mirë të huaj e mori regjisori palestinez Bassam Jarbawi për filmin “Screwdriver“.
Çmimi për filimin më të mirë turk i takoi regjisorit Murat Düzgünoğlu për filmin “Halef”. Për suksesin në këtë konkurrencë nacionale është ndarë edhe shpërblimi në para në vlerë prej 100 mijë lira (18.400 dollarë).
Festivali është mbajtur me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit ndërsa AA ishte partneri global medial i festivalit i cili filloi më 26 tetor.
Gjatë festivalit publiku ka shikuar 88 filma nga 41 vende.
Fituesit e Çmimit në konkurrencën ndërkombëtare janë:
Çmimi i veçantë i jurisë: Regjisori Babak Jalali – “Land“.
Aktori më i mirë: Kushtrim Hoxha – “Cold November“.
Aktorja më e mirë: Valeria Bertuccelli – “The queen of Fear“.
Regjia më e mirë: Payman Maadi – “Bomb, A Love Story“.
Filmi më i mirë i huaj: “Screwdriver”, të regjisorit Bassam Jarbawi.
Filmi më i mirë i huaj i metrazhit të shkurtër: “Petison Avenue“, Thanasis Neofotistos.
Filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të shkurtër: “Volte”, të regjisoreve Monika Kotecka dhe Karolina Paryzale.
Çmimi i Nderit: Bent Hamer.
Në konkurrencën e filmave turk:
Aktori më i mirë: Mihammet Uzuner – “Halef“.
Aktorja më e mirë: Ipek Turkan – “Debt“.
Regjisori më i mirë: Mahmut Fazil Coskun “The Announcemant“.
Filmi i më i mirë vendor: “Halef“, të regjisorit Murata Düzgünoğlu.
Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër: “Titanium“, të regjisorit Gökçe Erdem.
Filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të shkurtër: “The Return“, Nesil Özalp.
Çmimi për kinematografinë më të mirë: Kurum Rodriguez – “The Announcemant“.
Skenari më i mirë: “Halef“, Murat Düzgünoğlu, Melik Saraçoğlu.
Regjia më e mirë: Naim Kanat – “Debt“.