Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sri-Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Sri-Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti i Sri-Lankës miratoi të mërkurën gjendjen e jashtëzakonshme, të shpallur nga presidenti Ranil Wickremesinghe, raportoi AP-ja.

Në votim morën pjesë 225 deputetë, 120 prej tyre votuan pro, 63 kundër e të tjerët abstenuan.

Gjendja e jashtëzakonshme u votua me qëllim që protestat popullore të shuhen, e kriza ekonomike “të tejkalohet”.

Dekreti i nënshkruar nga presidenti, do të rinovohet çdo muaj. Sri-Lanka po përjeton krizën më të madhe ekonomike në histori të saj.

Protestat e mijëra demonstruesve detyruan Gotabaya Rajapaksa të dorëhiqej nga posti i presidentit. Kur protestuesit dhunshëm pushtuan rezidencën e tij, Rajapaska u largua drejt Singaporit.

Më 14 korrik, ai zyrtarisht dha dorëheqje. /koha

Exit mobile version