Pas viteve duke fjetur në një dyshek në dysheme, vendosa që të rinovojë shtëpinë time tërësisht. Një fqinj më ofroi me lehtësi ndihmën e tij, si dhe një vend për të qëndruar gjatë rinovimit të shtëpisë sime. Shtëpia e tij është në një pjesë tjetër të fshatit, në breg të lumit lokal. Kjo është pjesa e fshatit që për herë të parë u vendosën paraardhësit tanë në fund të viteve 1880, një rezultat i një lëshimi tjetër të Perandorisë Osmane që tërhiqej. Unë kurë nuk kam menduar shumë për këtë derisa shpërtheu lufta. Njerëzit më të fortë që njihja në të gjithë atë që shumica prej nesh e quanin “luftë” erdhën nga ajo pjesë e fshatit.
Në një moment gjatë rrethimit të Srebrenicës, pata një takim fatkeq me disa kriminelë të papërfillshëm në enklavë. Për shkak të pozicionit tim “të privilegjuar” si përthkyes, mund të shkoja te autoriteti që ekzistonte në enklavë dhe të ankohesha. Ajo u trajtua dhe si rezultat paskëtaj mbeta vetëm. Disa javë më vonë u vizitova nga një grup i fqinjëve të mi të paraluftës, të gjithë ishin disa vjet më të moshuar se unë. Ata më akorduan në Zyrën Postare të qytetit, ku unë punoja për një nga agjencitë e OKB-së dhe më thanë se në kushte të pasigurta ata ndjeheshin të tradhtuar nga fakti se unë kisha zgjedhur të shkoja te të tjerët për ndihmë. Ata më thanë se unë isha nën mbrojtjen e tyre dhe se nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në të ardhmen t’u tregoja atyre së pari. Unë kurrë nuk kam qenë aq i prekur në jetën time, para ose pas.
Përderisa 25-vjetori i rënies së Srebrenicës dhe arritja e pikës kulmore së gjenocidit boshnjak, gjithnjë e më shumë mendoj për të gjitha jetët e humbura në enklavë para korrikut të vitit 1995.
Gjatë vitit të parë të luftës, rrethimi i Srebrenicës u karakterizua në mënyrë unike nga grupe të mëdha civilësh që kalonin natën vijën e konfrontimit, duke u kthyer në fshatrat e tyre në kërkim të ushqimit. Serbët shpesh i zunë pritë, duke vrarë dhe sakatuar shumë prej tyre. Askush nuk i numëroi të vdekurit. Disa u kapën dhe u trajtuan në mënyrë barbare. Shumë miq, fqinj dhe të afërm të mi, përfshirë këtu edhe babanë tim, shkuan në ato “ekskursione” gjatë natës në atë që ishte kthyer në territor të armikut. Kujtoj kur babai im mbërthente një granatë dore të vogël dhe të zezë, e vetmja armë që mund të gjente, të cilën e mori me vete në rast se kapet.
Ngjarjet e korrikut të vitit 1995 nuk ndodhën në një boshllëk historik, shoqëror, politik apo ushtarak. Të marrë hua një frazë nga Raphael Lemkin, ne u sulmuam në të gjithë frontet e ekzistencës sonë. Dhjetëra burra dhe gra të moshuara, të cilët nuk ishin në gjendje të lëshonin fshatin për shkak të moshës së tyre, u dogjën të gjallë në një shtëpi ku ata qëndruan së bashku duke synuar siguri dhe rehati në numër. Fshatrat tanë u rrënuan plotësisht dhe shpesh deri në tokë. Ne u privuam nga mjetet e jetesës, pasuritë tona botërore dhe çdo burimi të stabilitetit ose shpresës për të ardhmen. Zgjedhja për të jetuar të thotë të përpiqesh të mbijetosh “në pyll”. Pasiguria që karakterizonte jetën tonë të përditshme ishte e plotë. Njerëzit shkuan nga fshati në fshat duke kërkuar siguri dhe strehim, vetëm për t’u çliruar nga të njëjtat përvoja të terrorit, shkatërrimit dhe humbjes. Bosnja Lindore rurale u përdhunua dhe u plaçkit për tre vite e gjysmë para se të fillonte operacioni gjenocid në Srebrenicë.
Natyra antiseptike e procesit gjyqësor që vërtetoi faktet e gjenocidit në korrik të vitit 1995 zbulon masën e plotë të masakrës mbi popullsinë rurale të Bosnjës Lindore. Kjo dhunë nuk ishte një funksion i kaosit ose “urrejtjeve antike”, por ishte rezultat i koreografizuar me kujdes i një vendimi politik të marrë nga udhëheqja serbe e Bosnjës. Në maj të vitit 1992, “asambleja” secesioniste, e cila ishte krijuar tetorin e mëparshëm nga Radovan Karaxhiç, miratoi një nga “qëllimet e saj strategjike” eliminimin e lumit Drina si një kufi midis Bosnjës dhe Serbisë, “një kufi midis dy botëve”, siç e thanë disa nga udhëheqja serbe e Bosnjës. Kjo direktivë mund të zbatohej vetëm përmes eliminimit të boshnjakëve nga ajo pjesë e vendit ku ata formuan një shumicë demografike, të cilën udhëheqja serbe e Bosnjës e konsideron popullsi të huaj dhe në mënyrë të natyrshme armiqësore. Në mbështetje të këtij qëllimi, shërbimet sekrete të Serbisë dhe Ushtria Kombëtare Jugosllave (JNA) vazhdimisht furnizuan popullatën lokale serbe me armë dhe i mbështetën në mënyra të ndryshme gjatë gjithë sulmit të tyre ndaj Bosnjës Lindore.
Njerëzit u vranë në qindra në bazë javore. Disa u ndaluan në kampe të cilat edhe pse të përkohshme, ishin ndërtuar për qëllime specifike të torturave dhe vrasjeve. Gratë u përdhunuan, shpesh mbaheshin në shtëpi private në fshatra të braktisura boshnjake ose të përziera dhe u dhunuan deri në shtatzani. Të tjerët, pasi u terrorizuan dhe u shkretuan, u dëbuan brutalisht. Ky është konteksti në të cilin ndodhi gjenocidi në Srebrenicë. Këto janë tmerret që na vizituan dhe ne rezistuam kundër të gjitha mosmarrëveshjeve deri në momentin e ekzekutimit tonë. Kjo ështe e keqja që pas një beteje ngatërruese prej tre vjet e gjysmë, më në fund u kap me ne në korrik të vitit 1995.
Përkujtimi i 25-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës do të jetë radikalisht i ndryshëm nga vitet e kaluara. Përderisa organizojmë ngjarjen e këtij viti, ne jemi përballur me shumë sfida të pashembullt. Këto përfshijnë jo vetëm pandeminë e fundit që ka ndalur shumë nga operacionet e zakonshme në botë, por edhe me një mjedis haptas armiqësor ku mohimi i gjenocidit është i përhapur. Megjithatë, mesazhi ynë këtë vit është i qartë, ne vajtojmë për rënien e Srebrenicës dhe jetët që u humbën në mënyrë tragjike në korrik të vitit 1955 dhe pranojmë se Srebrenica ishte vetëm qendra e gravitetit të gjenocidit boshnjak. Ata prej që i mbijetuan këtij sulmi mbi ekzistencën tonë fizike, kulturore dhe shpirtërore nuk do të lejojnë askënd tjetër ta përcaktojë atë përvojë për ne.
Përderisa punimet e rinovimit përfundojnë ngadalë, ndjehem i eksistuar kur kthehem në shtëpinë time. Unë u shpërngula nga shtëpia që qëndronte në vendin e saj në maj të vitit 1992 dhe që u shkatërrua deri në tokë disa muaj më vonë. U ktheva pas një viti pasi gjyshi im vdiq në të, pasi u kthye në vitin 2001.
Është e çuditshme që unë duhet të ndihem shpresëdhënës dhe mbase paqësor në vendin që tregon kaq shumë traumën time personale. Besoj se është, sepse e di se çfarë ishte në horizont në vitet 1990. Ishim të shenjestruar për t’u zhdukur.
Dr. Emir Suljagiq
– Shkrimtari është drejtori i Qendrës Memoriale të Srebrenicës. Një pedagog me orar të pjesshëm në Departmentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS), Dr. Suljagiq po ashtu është autor i dy librave, përkatësisht “Pastrimi etnik: Politika, dhuna – Fushata për pastrimin etnik serb në ish-Jugosllavi” dhe “Kartolina nga varri”.