Ballina Arritje Teknologji Spotify redukton fuqinë punëtore me 17 përqind

Spotify redukton fuqinë punëtore me 17 përqind

Spotify punëson rreth 9 mijë njerëzve por Ek tha se nevojitet një ndërhyrje substanciale që kompania të arrijë objektivat e saj financiarë.

Gjiganti Suedez i muzikës Spotify njoftoi se do të reduktojë 17 përqind të fuqisë punëtore, ose rreth 1500 vende pune, ndërsa kompania po përpiqet të ulë kostot.

Shefi ekzekutiv Daniel Ek, tha se kishte marrë vendimin e vështirë përballë rritje ekonomike që po ngadalësohet.

Spotify punëson rreth 9 mijë njerëzve por Ek tha se nevojitet një ndërhyrje substanciale që kompania të arrijë objektivat e saj financiarë.

Ai shtoi se shkurtimet ishin një vendim i vështirë për ekipin. Në rezultatet më të fundit financiare, Spotify raportoi një fitim prej 65 milionë eurosh për tremujorin e përmbyllur në Shtator, fitimi i parë në një tre mujor prej një viti.

Kompania e teknologjisë po shtrihet globalisht ndërsa synon të arrijë 1 miliardë përdorues në mbarë botën deri në 2030-ën. Aktualisht ka 601 milionë përdorues, nga 345 milionë që kishte në fund të 2020-ës.

Ek tha se lajmi për shkurtimin e vendeve të punës u prit me habi për shkak të rezultateve pozitive. Spotify kishte konsideruar reduktime të vogla në 2024 dhe 2025 por më pas u pa se nevojitet një ndërhyrje më e madhe. /CIO Albanian

Exit mobile version