Shërbimi i njohur streaming i muzikës është fokusuar së fundi tek podcastet si një mënyrë për të konvertuar përdoruesit pa pagesë në premium.
Spotify ditën e sotme tha se kishte shtuar 11 milionë përdorues të rinj në tre muajt e fundit duke e dërguar shifrën në 356 milionë.
Është një rritje e ndjeshme krahasuar me 2020 por e reduktuar nëse e krahasojmë me rritjen shpërthyese për pjesën tjetër të vitit. Numri i përdoruesve që paguajnë për Spotify Premium është rritur gjithashtu me afro 4 milionë dhe dërguar në 158 milionë shifrë totale.
Kemi të bëjmë me një rritje me 21% krahasuar me vitin e kaluar. Shërbimi i njohur streaming i muzikës është fokusuar së fundi tek podcastet si një mënyrë për të konvertuar përdoruesit pa pagesë në premium.
Vetëm ditën e djeshme shërbimi lançoi abonimet e podcasteve por vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish. Aktualisht kompania fiton 4.97 dollarë për çdo abonim premium. Në total kompania fitoi 23 milionë euro nga 1 milionë euro që fitoi vitin e kaluar. /PCWorld