Në Kampionatin Botëror të Xhudos për atletët me sindromën Down që vazhdon në Portugali, sportisti turk Talha Ahmet Erdem ka fituar medalje ari, duke i sjellë Turqisë për herë të parë këtë tillull në këtë fushë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Federata e Sportit për Sportistët e Veçantë të Turqisë thuhet se në kampionatin e zhvilluar në qytetin Guimaraes, Erdem fitoi medalje ari në peshën 83 kilogram për meshkuj në kategorinë T23.
Sportisti i kombëtares turke fitoi ndaj portugezit Corte Diogo me rezultatin 4-2 duke i sjellë për herë të parë Turqisë titullin kampion bote në këtë fushë.
Ndërkohë sportisti tjetër i kombëtares turke, Mehmet Can Topal që garon në këtë kampionat ka humbur përballë portugezit Maia Hugo me rezultatin 2-1 në kategorinë T21 dhe ka fituar medalje argjendi.
Kampionati do të përfundojë me garat që do të zhvillohen ditën e sotme.