Ballina Sport Futboll Sporting Lisbona e shkatërron Man Cityn

Sporting Lisbona e shkatërron Man Cityn

Sporting Lisbona ka shënuar fitore ndaj Man Cityt me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi shumë keq për portugezët që pësuan gol që në minutën e katërt me Phil Foden.

Dukej se do të ishte një ndeshje e lehtë për Man City, që kishin edhe raste të tjera, por vendasit qëndruan të qetë derisa iu dha mundësia.

Zhvillohej minuta e 38-të, kur Viktor Gyokeres gjeti rrjetën për 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën menjëherë Sporting shënoi golin e dytë. Maximiliano Araujo gjeti rrjetën për 2-1.

Mbrojtja e shthurur e Man City shkaktoi penallti një minutë me pas, ku Gyokeres ishte i saktë për 3-1.

Man City ka mundur të hap ndeshjen në minutën e 69-të,kur fitoi penallti, por Eling Haaland nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Për fitoren e madhe të Sporting Lisbonës u kujdes Gyokeres që kompletoi het-trikun në minutën e 81-të për 4-1.

Fitore e madhe e Sportingut dhe Ruben Amorim që tashmë janë të dytit me 10 pikë.

Exit mobile version