Ballina Artikuj SPITALI ANDALUZIAN..

SPITALI ANDALUZIAN..

(Perktheu: Eduart Thartori)

Rreth, 1000 vjet perpara, djali i nje aristokrati francez i shkruante babait te tij, nga Spitali i Arabeve te Andaluzise ku po mjekohej..

..I dashur Baba, me pate shkruar ne letren tende se do te me dergoje ca para, per tu mjekuar ketu ne Andaluzi. Por ne fakt mos i sill, sepse ketu mjekimi eshte falas.
Madje vete Spitali na paguan nga fondi i shtetit nje shume prej 5 dinaresh dhe rroba te reja ne momentet qe do te dalim nga ketu. Per te mos lejuar qe i semuri te punoje, gjate kohes qe po merr veten.

Baba i dashur !

Nese ke deshire te me vizitosh, ketu ne kete spital te mahnitshem, do te me gjesh ne pavionin e Kirurgjise ortopedike. Po te tregoj se ne dhomen time ngjitur eshte edhe nje biblioteke dhe nje salle e madhe ku mblidhen shume mjeke dhe studente per te zhvilluar ligjerata ne fushat e mjekesise.

Pak me tej eshte edhe pavioni i semundjeve te grave. Aty nuk lejohet asnje mashkull.
Ne cdo pavion ne njeren ane gjen krahun e dhomave te te semureve qe po kurohen dhe ne anen tjeter bibliotekat dhe sallat e studimit. Aty ka edhe nje salle per vegla muzikore ku luajne muzike qetesuese per te semuret.

Baba i dashur!

Cdo cep i ketij spitali pastertia shkelqen.
Jasteket dhe carcafet jane Damaske te bardha si bora. Ndersa batanijet jane te pambukta dhe shume te buta.

Te gjitha dhomat e spitalit furnizohen me uje te rrjedhshem dhe te paster kristal. Gjithashtu ato kane edhe ngrohje, per ditet e ftohta te dimrit.

Ndersa ushqimi eshte mish pule i bardhe dhe perime. Aq i shijshem sa, disa te semure nuk duan te dalin nga spitali per ti shijuar keto menu.

Referenca:

“Zhvillimet shkencore ne ISLAM” .

Emir Xhafer Al Ershedi
Bejrut Al Resalah 1990 f/52

Exit mobile version