Sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit janë afër kolapsit për shkak të rasteve Covid-19, paralajmëron instituti kryesor shëndetësor në vend.
Më shumë se 80% e shtretërve të njësive të kujdesit intensiv janë zënë në kryeqytetet e 25 prej 27 shteteve (federatave) të Brazilit, tha instituti Fiocruz.
Ekspertët paralajmërojnë se varianti shumë ngjitës në Brazil mund të ketë efekte të mëdha në rajon dhe më gjerë.
“Brazili është një kërcënim për njerëzimin,” tha për agjensinë e lajmeve AFP epidemiologu i institutit Fiocruz, Jesem Orellana.
Vendi ka regjistruar më shumë se 266,000 vdekje dhe 11 milion raste që nga fillimi i pandemisë.
Ajo ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë pas SH.B.A. dhe numrin e tretë më të lartë të rasteve të konfirmuara.
Përkundër kësaj, Presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht ka kundërshtuar masat e karantinës dhe këshillat e ekspertëve për luftimin e koronavirusit. /Mesazhi.com