Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spitalet gjermane përballen me mungesa të stafit

Spitalet gjermane përballen me mungesa të stafit

Katër në çdo pesë spitale gjermane po përpiqen të plotësojnë vendet e lira në repartet e tyre të kujdesit të përgjithshëm dhe intensiv, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar të hënën.

Sondazhi i kryer nga Instituti Gjerman Spitalor (DIK) dhe i bazuar në intervista me pjesëmarrjen e pothuajse 300 institucioneve, zbuloi gjithashtu se 60 për qind e spitaleve prisnin të përballeshin me mungesa të stafit gjatë vitit 2021.

Në shkallë vendi, rreth 22.300 vende të lira pune në sektorin e përkujdesjes shëndetësor mbeten të paplotësuara, një numër ky që është trefishuar që nga viti 2016, sipas DIK.

Midis majit dhe korrikut kur u krye sondazhi, 84 përqind e spitaleve e kishin të vështirë të gjenin staf të ri në pavijonet e përgjithshme.

“Mungesa e personelit të kujdesit është problemi më urgjent në shëndetin public, që duhet të vihet në krye të axhendës politike”, tha kreu i Federatës Gjermane të Spitaleve, Gerald Gass që financon pjesërisht DIK-un.

Kufizimet gjatë pandemisë, si ulja e vendeve të lira pune dhe kufizimet në operacionet e rregullta, u përmendën si një arsye e rëndësishme për vështirësitë financiare të spitaleve. /atsh

Exit mobile version