Ballina Lajmet Kosovë Spiropali thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Spiropali thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet strategjik i Shqipërisë.

Ajo në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është krucial për kombin shqiptar.

Kryekuvendarja shqiptare foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se i njëjti duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Dialogu Kosovë-Serbi duhet te ketë medoemos njohjen reciproke përmes arritjes së marrëveshjes përfundimtare”, tha ajo.

Ajo dënoi edhe sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit veri të Kosovës.

Ndërkaq, tha se po ndjek me shqetësim edhe çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriun.

Exit mobile version