Spinaq i pjekur me krem kosi

Përbërësit

  • 750 gr spinaq i ngrirë
  • 125 ml krem kosi
  • 1-2 lugë  djath parmixhan
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj

Hapat

Shkrihet spinaqi dhe kullohet nga uji, në një tigan nxehet vaji, shtohet spinaqi dhe skuqet.

Pastaj shtohet gjysma e shumë së planifikuar e kremit, parmixhani dhe hudhra.

Shtohet kripa, pluhuroset me piper të zi dhe përzihet mirë, kjo përzierje hidhet në pjatë metalike, hidhet pjesa tjetër dhe piqet disa minuta në furrë të nxehtë në një temperaturë prej 200 gradë celsius. Shërbehet e ngrohtë.