Ballina Kuriozitete Spila e smeraldit 37 karat në ankand

Spila e smeraldit 37 karat në ankand

Shitet me vlerën marramendëse prej 8.8 milionë Dollarë

Emerald Aga Khan, një spilë smeraldi dhe diamante jashtëzakonisht e rrallë 37 karatësh, u shit për 8.8 milionë Dollarë në Christie’s në Gjenevë.

Karfica ishte një dhuratë nga Princi Aga Khan për bashkëshorten e tij Nina Dyer në vitin 1960. Ajo kreu vetëvrasje 5 vjet më vonë dhe në vitin 1969, tashmë kryetari i Christie’s Europe François Curiel dëshmoi shitjen e saj në Christie’s tek Van Cleef & Arpels.

“Është një smerald 37 karatësh që princi Aga Khan ia dhuroi të fejuarës së tij Nina Dyer për martesën e tyre. Nina Dyer ndërroi jetë, shitja e këtij smeraldi dhe stolive të tjera të saj u bë në Christie’s 55 vjet më parë. Në atë kohë, ajo u ble nga Jacques Arpels nga Van Cleef & Arpels. Ai ndryshoi kornizën dhe ndoshta ia shiti një klienti të tij. Ne humbëm gjurmët deri në mars të 2024-ës kur na e solli një koleksionist dhe ja ku është.”

Për herë të dytë Emerald, Aga Khan u vlerësua midis 6 dhe 8 milionë Dollarëve.

Exit mobile version