Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha për Tëvë1 se vizita u lejua për arsye humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.
Thaçi gjendet në QKUK për ta vizituar babain e tij të sëmur.