Specialja ka dhënë detaje për bastisjet që aktualisht po kryhen në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Rexhep Selimi.
Me anë të një komunikate për media, Specialja ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Ata kanë thënë se po asistohen nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i.“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë.
Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në komunikatën për media.