Përbërësit: 5-6 speca, 1 patëllxhan, 4-5 thelpinj hudhër, 4-5 lugë vaj ulliri, 2 lugë uthull dhe pak kripë.
Përgatitja: Vendosim specat dhe patëllxhanin të piqen në tavë pa vaj për 30-35 minuta. I përziejmë herë pas here që të thekërisen nga të gjitha anët. Pasi të jenë pjekur grijmë hudhrat dhe hedhim 4-5 lugë vaj ulliri. Kësaj mase i shtojmë edhe 2 lugë uthull dhe pak kripë. I përziejmë mirë e mirë dhe ua shtojmë specave dhe patëllxhanëve dhe i kemi gati.