Ballina Kuzhinë Speca të mbushur me maze

Speca të mbushur me maze

Përbërësit:

• 500 gram djathë,
• 300 gram maze,
• 2 kg speca për mbushje,
• 4 vezë,
• kopër.

Përgatitja:

I pastrojmë specat nga farat.

Tunden vezët, shtohet djathi i troshitur, maza si dhe kopra e prerë imët.

Me këtë masë mbushen specat, radhiten në tepsi të lyer me yndyrë dhe futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur.

Ju bëftë mirë.

Exit mobile version