Përbërësit:
• 500 gram djathë,
• 300 gram maze,
• 2 kg speca për mbushje,
• 4 vezë,
• kopër.
Përgatitja:
I pastrojmë specat nga farat.
Tunden vezët, shtohet djathi i troshitur, maza si dhe kopra e prerë imët.
Me këtë masë mbushen specat, radhiten në tepsi të lyer me yndyrë dhe futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur.
Ju bëftë mirë.