Ballina Kuzhinë Speca në furrë me ton dhe djathë kaçkavall

Speca në furrë me ton dhe djathë kaçkavall

PËRBËRËSIT: 4 speca për mbushje, 100 g galetë ose bukë e grirë, 100 g djathë kaçkavall, 2 kuti të vogla me ton, 2 lugë kaperi, 4 açuge, piper i zi, trumzë dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Prisni edhe pastroni specat nga farat. Në tas përzieni të gjithë përbërēsit edhe i vendosni brenda specave, mundohuni të vendosni 1 açuge te çdo spec. I fusni në furrë sa të bëhen e të marrin ngjyrë, sepse janë të gjitha produkte që konsumohen edhe pa gatuar. Kjo është një recetë ndryshe për të sjellë larmi e shije, por askush nuk ju pengon t’i gatuani vetëm me gjizë ose djathë.

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Exit mobile version