Spanjollët dominojnë formacionin e “Euro 2024”

Dy ditë pas përfundimit të “Euro 2024”, UEFA ka shpallur formacionin më të mirë të këtij turneu, të cilin e fitoi Spanja të dielën mbrëma.

Në finalen e luajtur në Berlin, Spanja triumfoi 2:1 ndaj Anglisë dhe futbollistët spanjoll dominojnë në formacionin më të mirë të Evropianit.

Në formacionin me sistemin 4-3-3 të publikuar të martën, janë përfshirë gjashtë lojtarë të Spanjës, dy të Francës dhe nga një prej Anglisë e Zvicrës.

Portieri më i mirë është vlerësuar Mike Maignan i Francës që është vendosur në portë, ndërsa vija e mbrojtjes përbëhet nga Kyle Walker, Manuel Akanji, William Saliba e Mark Cucurella.

Mesfusha përbëhet e gjitha nga lojtarët e Spanjës, ku në krah janë vendosur Fabian Ruiz e Rodri ndërsa në qendër Dani Olmo.

Sulmit i prinë treshja, Jamal Musia në qendër kurse në krah janë Nico Williams e Lamine Yamal.

Yamal është zgjedhur është lojtari më i mirë i ri, ndërsa epiteti i lojtarit më të mirë të “Euro 2024” i ka takuar mesfushorit Rodri.