Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spanjë/ Tentuan të kalojnë kufirin, 18 të vdekur nga plagët e marra

Spanjë/ Tentuan të kalojnë kufirin, 18 të vdekur nga plagët e marra

Tetëmbëdhjetë persona kanë vdekur pas një përpjekjeje masive nga një turmë e madhe emigrantësh afrikanë për të kaluar nga Maroku në enklavën Melilla të Spanjës.

Rreth 2,000 emigrantë iu afruan kufirit në Melilla në agim të së premtes dhe më shumë se 500 arritën të hyjnë në një zonë të kontrollit kufitar pasi prishën një gardh prej teli të ngritur në atë zonë, tha në një deklaratë delegacioni lokal i qeverisë spanjolle.
Zyrtarët marokenë thanë se 18 emigrantë kishin vdekur nga plagët e marra.

140 punonjës të personelit të sigurisë dhe 76 migrantë u plagosën gjatë përpjekjes për të kaluar.

Gjatë viteve, mijëra emigrantë janë përpjekur të kalojnë kufirin 12 km midis Melilla dhe Marokut, ose kufirin 8 km të Ceutës, duke u ngjitur në gardhe, duke notuar përgjatë bregut ose duke u fshehur në automjete.

Spanja do të kërkojë që “emigrimi i parregullt” të renditet si një nga kërcënimet e sigurisë në krahun jugor të NATO-s kur aleanca të mblidhet për një samit në Madrid më 29 dhe 30 qershor. /oranews

Exit mobile version