Ballina Uncategorized Spanjë: Rritet numri i viktimave të dhunës ndaj grave

Spanjë: Rritet numri i viktimave të dhunës ndaj grave

Angeles Carmona

Numri i viktimave të dhunës ndaj grave në Spanjë të raportuara nga gjykatat gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, ka arritur në 44 543, duke regjistruar një rritje prej 10,89% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas një deklarate të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Sipas raportit, midis prillit dhe qershorit të këtij viti janë rritur edhe ankesat e paraqitura (+ 12,33%), si dhe urdhrat e mbrojtjes dhe largimit të dekretuara nga gjyqtarët për të mbrojtur viktimat nga agresorët e tyre (+8,7 %).

Për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të dhunës, indeksi i grave që vuajnë nga dhuna me bazë gjinore ka shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

“Dhuna me bazë gjinore mbetet një problem serioz në vendin tonë”, deklaroi Angeles Carmona, president i Observatorit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

“Rritja e numrit të ankesave dhe viktimave vjen si pasojë e nje numri gjithnjë e më te madh grash, që ngrenë zërin kur përjetojnë dhunë seksiste dhe vendosin të denoncojnë faktet në polici ose në gjykatë”, theksoi Carmona. /atsh

Exit mobile version