Disa mijëra protestues kanë marshuar mbrëmë në kryeqytetin Madrid në Spanjë, duke kërkuar që qeveria konservatore e këtij vendi t’i plotësojë përkushtimet e veta për pranimin e më se 17 mijë refugjatëve, në kuadër të planit për rivendosje të Bashkimit Evropian.
“Asnjë qenie njerëzore nuk është ilegale”, kanë brohoritur protestuesit.
Në vitin 2015, Spanja ka shprehur përkushtim për pranimin e më se 17 mijë migrantëve, por deri tash, sipas të dhënave të organizatës Amnesty International,janë vendosur vetëm 1,300 prej tyre. Spanja kishte premtuar t’i pranoj 15,888 migrantë nga kampet në Itali dhe Greqi, dhe 1,449 nga Turqia dhe Libia. Shumica prej tyre ishin nga Siria, kanë thënë zyrtarët.
Në një marshim të ngjashëm në shkurt të këtij viti, në mbështetje të refugjatëve, kishin marrë pjesë afro 160 mijë protestues, patën thënë zyrtarët dhe organizuesit e protestës.