Spanjë, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 13.798

Spanja ka regjistruar 739 vdekje tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke arritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 13.798, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo shifër ndryshoi trendin e ulët të vdekjeve prej katër ditësh në Spanjë. Të hënën u raportuan 674 vdekje.

Të dhënat e së martës po ashtu theksojnë se mbi 5.500 raste të reja u konfirmuan, duke e çuar numrin e rasteve zyrtare në 140.510. Mbi 43.200 nga këta pacientë janë shëruar, një rritje prej gati 3.000 që nga e hëna.

Vetëm Italia ka raportuar më shumë vdekje të COVID-19 sesa Spanja, por me popullatë më të ulët të Spanjës, ajo ka tejkaluar Italinë përsa i përket vdekjeve për frymë banori.

Të dhënat e lëshuara nga qeveria e Castille la Mancha të hënën sugjeruan se 1.921 persona kanë vdekur nga COVID-19 në rajon, 70 për qind më shumë se numri zyrtar i qeverisë qendrore prej 1.132. Burokracitë e mbingarkuara dhe raportimet jokonsistente mund të fajësohen.

Përkundër të dhënave problematike, spitalet në Spanjë regjistrojnë një prirje rënëse të rasteve të reja dhe një lehtësi në presionin e përgjithshëm në krahasim me javët e mëparshme.

Në mes të javës së katërt të izolimit të Spanjës, qeveria tani po mendon përpara për fazën tjetër të kontrollit.

Nxitja e kapacitetit të testimit të Spanjës do të jetë thelbësore.

Qeveria e Spanjës është duke shqyrtuar rrugët ligjore për të karantinuar njerëzit që testohen pozitiv ndaj virusit dhe mund të infektojnë të tjerët.

Të hënën, qeveria po ashtu konfirmoi se 19.400 punonjës të kujdesit shëndetësor janë testuar pozitiv ndaj COVID-19.