Spanjë, mbi 9 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar me koronavirus

Shërbimi i tensionuar rëndë shëndetësor në Spanjë ka 9.444 punonjës të infektuar me COVID-19, një shifër që Amnesty International thekson se është më e larta në mesin e vendeve të prekura nga sëmundja.

Numri është afërsisht 15 për qind e gjithsej 64.059 rasteve të infektuara në Spanjë, ndërsa është rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Punonjësit shëndetësorë spanjollë janë shprehur se kanë mungesa serioze të materialeve themelore mbrojtëse, siç janë maskat, dorezat. Spitalet janë plot dhe po afrohen pikës së kulmit në shumë qytete.

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë theksojnë se po bëjnë çmos për të marrë materiale për të gjithë. /AA/