Spanjë, arrin në 7.340 numri i të vdekurve nga COVID-19

Për të tretën ditë me radhë, Spanja regjistroi mbi 800 vdekje ditore nga koronavirusi i ri (COVID-19), sipas të dhënave të Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit, jetën kanë humbur 812 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 7.340.

Së bashku, Spanja dhe Italia kanë regjistruar rreth gjysmën e vdekjeve totale në botë nga COVID-19, të cilat, sipas Universitetit Johns Hopkins, kanë kaluar në mbi 34.000 në mbarë botën.

Të dhënat tregojnë se rreth 8.000 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Spanjë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 85.195.

Të dielën jetën humbi edhe një mjek 28-vjeçar, i cili vdiq pasi u infektua me virusin.

Sipas të dhënave të së premtes, rreth 10.000 pjesëtarë të kujdesit shëndetësor në Spanjë janë konfirmuar si të infektuar.

Me vdekjet e reja, Spanja ka forcuar masat e saj, duke pezulluar aktivitetet jothelbësore, si ndërtimi.

Funeralet janë ndaluar gjithashtu derisa të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme.

Madridi, rajoni më i goditur në Spanjë, po përdor një sallë patinazhi si morg i përkohshëm, ndërkohë që aktualisht janë duke u zhvilluar punimet për shndërrimin në morg të një ndërtese tjetër të madhe të quajtur Qyteti i Drejtësisë.usi i ri (COVID-19), numri i përgjithshëm arrin në 7.340.