Spanjë, 864 viktima në 24 orët e fundit

Numri i të infektuarve me koronavirus në Spanjë ka kaluar 100,000, ndërsa numri i të vdekurve, i raportuar në 24 orët e fundit, ka shënuar rekord të ri, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë e Spanjës.

Sipas saj, numri i të infektuarve ka arritur në 102,136 të mërkurën, nga 94,417 sa ka qenë të martën.

Ndërkaq, numri i viktimave nga COVID-19 – sëmundja që e shkakton koronavirusi – është rritur për 864, përkatësisht në 9,053 nga 8,189 sa ka qenë një ditë më herët.

Spanja ka numrin më të madh të viktimave pas Italisë.

Kjo e fundit aktualisht ka 12,428 të vdekur nga COVID-19./tch