Spanjë, 10 të vdekur si pasojë e zjarrit që përfshiu një shtëpi për të moshuar

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në shtëpinë për të moshuar, në qytetin verilindor spanjoll të Zaragoza-s, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Spanjës, EFE, në lajmin e bazuar në burimet e qeverisë rajonale autonome të Aragonit, raportoi se zjarri në shtëpinë e të moshuarve “Jardines de Villafranca” ka shpërthyer në orën 05:00 me kohën lokale në qarkun Ebro të qytetit Villafranca.

Mësohet se në vendngjarje janë nisur menjëherë ambulancë, zjarrfikëse, xhandarmëri, ekipe të Ndihmës Civile dhe psikologë.

Zyrtarët njoftuan se gjatë zjarrit në shtëpinë e kujdesit ka pasur 82 persona ndërsa sipas vlerësimeve të para 10 persona kanë humbur jetën si dhe një person është plagosur rëndë.