Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka zbuluar listën prej 23 futbollistëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës që zhvillohet në Rusi.
Ai në listën e ngushtë nuk e ka përfshirë sulmuesin e Chelseas, Alvaro Morata.
Sulmi i Spanjës në botëror do të jetë në dorë të të rinjve të mbështetur nga Diego Costa.