Zjarret masive kanë prekur edhe Spanjën, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre. Një njësi ushtarake është dërguar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në vendpushimin Costa del Sol.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri spanjoll me naë të një postimi në Tëitter.
“Ne do të punojmë në kordinim dhe pa pushim përballë zjarrit që po shkatërron krahinën e Malagas’’, u shpreh ai.
Shtllungat e mëdha të tymin iu kanë vështiresuar punën zjarrëfikkësve në shuarjen e zjarreve.
Të evakuuarit u strehuan në një qendër sportive. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Mjedisit deri më tani janë djegur 6 mijë hektarë. /tiranapost