Ndeshja mes Spanjës dhe Polonisë ka përfunduar me rezultat 1-1.
Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Polonisë, kanë ndarë pikët pasi ndeshja mes tyre u mbyll me rezultat 1-1, raporton lajmi.net.
Pjesa e parë filloi më mirë për spanjollët që patën më shumë raste, dhe gjetën golin e epërsisë në minutën e 25’ kur realizoi Alvaro Morata, pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Poloninë, që gjeti golin e barazimit në minutën e 54’ përmes Robert Lewandowskit.
Vetëm katër minuta më vonë në min e 58’ u akordua penallti për Spanjën, por nga pika e bardhë nuk arriti të realizoj Gerad Moreno.
Me këtë barazim Spanja ka dy pikë pas dy ndeshjeve të para në Grupin E, ndërsa Polonia ka vetëm një pikë.