Në ndeshjen e sotme, Spanja shënoi fitore me rezultat 1-0 ndaj Italisë.
Ishte një autogol nga Riccardo Calafiori në minutën e 55-të që i dha fitoren Spanjës.
Ky rezultat i konvenon edhe Kombëtares së Shqipërisë, pasi rriten gjasat për të kaluar fazën e grupeve.
Spanja është lidere e Grupit B, me gjashtë pikë, duke siguruar kualifikimin, e ndjekur nga Italia me tre pikë.
Shqipëria është në vendin e tretë me një pikë aq sa ka edhe Kroacia.