Spanja ka shënuar fitore të thellë ndaj Serbisë 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të martën dhe i takoi Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Aymerick Laporte shënoi golin e parë në minutën e pestë, të dytin Alvaro Morata në minutën e 65-të, kurse të tretin Alex Baena në minutën e 77-të.
Spanja ka 10 pikë në vendin e parë. Danimarka e dytë ka shtatë pikë, Serbia e treta me katër pikë dhe Zvicra një pikë.